Agjencia Zhurnal.mk.

Fon der Lajen: Sofja të ndihmojë për fillimin e negociatave me Shkupin e Tiranën

Shkup, 7 prill – Këshilli Evropian që në vitin 2020 solli vendim për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë, deklaroi sot në Sofje kryetarja e Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin bullgar Kiril Petkov dhe kërkoi që Bullgaria të ndihmojë për realizimin e këtij vendimi.

Ajo theksoi se të drejtat e pakicave janë në bazën dhe vlerat e marrëveshjeve evropiane dhe se mbrojtja e të drejtave të pakicave është vlerë bazë dhe ato janë në fokus të vëmendjes.

Fon der Lajen theksoi se është me rëndësi që BE-ja ta realizojë premtimin e saj në këto kohëra të vështira ndaj fqinjëve të vet. Sipas saj, kohërat janë shumë të stuhishme dhe ato do ta caktojnë të ardhmen e Evropës.

Kryetarja e KE-së tha se asgjë nuk do të jetë e njëjtë siç ka qenë para luftës në Ukrainë. Në fund ajo përsëriti se duhet të realizohet premtimi ndaj partnerëve nga viti 2020 dhe se konsideron në Bullgarinë për ta udhëhequr procesin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky