37-vjeçari renditet pas kolegut të tij në NBA, Michael Jordan, sipas Forbes. Në ndryshim nga James, Jordan u bë miliarder pas vitit 2014, 11 vite pasi ai doli në pensin dhe u bë investitor në Charlotte Hornets.
Për LeBron, statusi i tij i miliarderit vjen nga investimet e tij. 37-vjeçari, i konsideruar si lojtari më i madh i epokës së tij, zotëron aksion në kompani prodhimi dhe ekskluzivitete në tre sporte të ndryshme.
James fitoi rreth 41 milionë dollarë për sezonin 2021-22, duke e bërë lojtarin e gjashtë më të paguar në NBA, me yllin e Golden State Ëarriors, Stephen Curry që kryeson tabelën me mbi 45 milionë dollarë, sipas ESPN.
Të ardhurat totale të James nga karriera e tij prej gati dy dekada në basketboll kanë arritur rreth 1.2 miliardë dollarë, 385 milion dollarë prej tyre nga paga e tij.