Agjencia Zhurnal.mk.

Ford Explorer elektrik pritet në Evropë gjatë muajve të ardhshëm

Prodhuesi i njohur i automjeteve, Ford po përgatitet të ndërtojë modelet e para elektrike të modelit Explorer në Evropë.

Prodhimi i këtij modeli pritet të nisë këtë verë dhe dërgesat e para tek klientët pritet të fillojnë nga muaji gusht.

Ford gjithashtu pritet të fillojë prodhimin e një modeli të dytë elektrik në Evropë deri në fund të vitit 2024.

Pasi vonoi ta lansonte Explorer-in tërësisht elektrik, Ford dëshiron të fillojë prodhimin e këtij modeli në muajin qershor. Kjo rreth tetë muaj më vonë se sa pritej.

Ford e zbuloi versionin elektrik të SUV-it të tij më të shitur në Evropë, muajin e kaluar. Ford thotë se Explorer elektrik “kombinon inxhinierinë gjermane me stilin e mrekullueshëm amerikan”.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky