Agjencia Zhurnal.mk.

Ford tërheq 49 mijë vetura elektrike Mach-E nga Amerika

Ford Motor Co thanë gjatë së martës se do të tërheq rreth 49,000 vetura elektrike të modelit Mustang Mach-E nga tregu amerikan për shkak se një pjesë e makinës ka rrezik të mbingrohjes, dhe si rezultat i saj mund të qojë deri në humbje të fuqisë shtytëse.

Prodhuesi i dytë më i madh i veturave në Amerikë tha se pjesa e rimbushjes së shpejtë dhe përdorimi i përsëritshim i pedalit mund të shkaktojnë mbingrohje të pjesëve kryesore të baterisë.

Nga Ford thanë se do ta zgjidhin këtë çështje e cila përfshin modelin Mach-E, i cili filloi të prodhohet nga fundi i majit 2020 deri në fund të majit 2022 me një përditësim të softuerit gjatë muajit të ardhshëm.

Këto vetura nuk do të mund të shiten deri sa të përfundojë përditësimi i softuerit të tyre.

“Mbingrohja do të mund të shkaktojë një qark të shkurtër dhe të deformojë sipërfaqet e kontaktit elektrik, dhe do të mund të shkaktojë që çelësi elektrik të mbetet i hapur ose i mbyllur”, bënë me dije nga Ford.

“Nëse një qelës elektrik i mbingrohur hapet gjatë ngasjes së veturës atëherë mund të qojë deri tek humbja e fuqisë shtytëse, dhe automatikisht e ngrit rrezikun për përplasje”, shtuan tutje në deklaratën e tyre kompania Ford.

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky