Agjencia Zhurnal.mk.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit kundër Dinamo Zagrebit në Ligën e Konferencës

Ballkani vazhdon sot (e enjte) rrugëtimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, për t’u përballur në raundin e dytë me Dinamo Zagrebin.

Ndeshja që fillon në ora 18:45 do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kampioni i Kosovës është ende pa pikë, pasi ndeshjen e parë e humbi ndaj Vitoria Plzenit me rezultat minimal 1-0.

Në anën tjetër, Dinamo triumfoi lehtësisht ndaj Astanas, duke e mposhtur 5-1.

Por, skuadra kroate për këtë takim ka shumë mungesa, andaj edhe Ballkani ka shanse të mira që sonte të marrë së paku një pikë.

Do të jetë një ndeshje e vështirë në letër, mirëpo trajneri Ilir Daja ka thënë se ata janë përgatitur maksimalisht për këtë duel dhe do të synojnë rezultatin pozitiv.

Trajneri Ilir Daja ka një ide të qartë rreth ndeshjes së sotme dhe ka në mendje 11-shen titullarë që pritet ta hedh në fushë ndaj Dinamos.

Telegrafi mëson se startegu i kampionit të Kosovës nuk pritet që të bëjë ndryshime në skemë nga ndeshja e kaluar me Plzenin.

Daja pritet që në këtë ndeshje të startojë me emra si Enea Koliçi në portë, ndërsa në mbrojtje rreshtohen Armend Thaqi, Bajram Jashanica, Gentrit Halili dhe Lorenc Trashi.

Në mesfushë do të luajnë Lumbardh Dellova, Edvin Kuc dhe Qëndrim Zyba. Në sulm do të jetë treshja Nazmi Gripshi, Albin Berisha dhe Hamidi.

Formacioni i mundshëm i Ballkanit:

Koliçi, Thaqi, Jashanica, Halili, Trashi; Dellova, Zyba, Kuc; Gripshi, Hamidi, Berisha.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky