Agjencia Zhurnal.mk.

Formulimi “mendim negativ” është fshirë nga propozimi i ri për ndryshime të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje

Shkup, 8 shkurt – Qeveria sot solli vendim që ta tërheqë Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje nga procedura kuvendore dhe në miratim para deputetëve ta parashtrojë tekstin e ri të propozim-ligjit në të cilin në nenin 6 është fshirë formulimi “mendim negativ”.

Me atë ndryshim neni 6 nga ligji i propozuar thotë: “Për ofendim përgjigjet ai që me qëllimin të përçmojë, me deklaratë, sjellje, publikim apo në ndonjë mënyrë tjetër do të shprehë për dikë tjetër me identitet të konfirmuar  apo të dukshëm mendim përçmues apo ofendues, me të cilin shkelet nderi dhe imazhi i tij”, kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky