Agjencia Zhurnal.mk.

Fotografohet duke u testuar modeli i ri nga Volkswagen, Tayron

Volkswagen Tayron është fotografuar duke u testuar vetëm një muaj pasi janë zbuluar imazhet e SUV-it të ri.

Tayron aktualisht është i disponueshëm për tregjet kineze, por është raportuar se një gjeneratë e dytë e tij do të shpërndahet në tregjet kryesore ndërkombëtare të Volkswagen në vitin 2025 ose më vonë.

Këto imazhe “spiune” tregojnë se marka gjermane ka përdorur një maskim për ta bërë Tayron të duket si një Tiguan Allspace, shkruajnë mediat e huaja.

Volkswagen Tayron vjen me një motor të zakonshëm 2.0 litërsh turbo-benzinë dhe një transmision automatik me shtatë shpejtësi.

Në Evropë, modeli i ri pritet të ofrohet me dy sisteme hibride-plug të cilët bashkojnë motorin elektrik me një me benzinë 1.5 litërsh.

Siç është raportuar, Tayron po planifikohet të ndërtohet në fabrikat gjermane në Wolfsburg, e jo në Meksikë. 

Related posts

Katër adoleshentë australianë vodhën një Maserati Grecale dhe një Porsche Macan – por gëzimi i tyre ishte jetëshkurtër

D V

Mbushës i ri për veturat elektrike: Shpejtësia dhe performanca e lartë!

D V

SHBA vendosi tarifa brutale ndaj Kinës – kjo është goditja më e fuqishme ndaj veturave elektrike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky