Agjencia Zhurnal.mk.

Francë, anëtarët e qeverisë nuk do të përdorin aplikacionet Telegram, WhatsApp dhe Signal

Anëtarët e qeverisë në Francë nuk do të mund të përdorin aplikacionet Telegram, WhatsApp dhe Signal, transmeton Anadolu.

Sipas “Le Figaro”, në vendimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministres, përfaqësuesve të qeverisë iu kërkua të fshinin aplikacionet e mesazheve si Telegram, WhatsApp dhe Signal nga telefonat e tyre.

Në vendimin, i cili synon të “forcojë sigurinë” për takimet që përmbajnë informacione konfidenciale, thuhet se anëtarët e qeverisë duhet të instalojnë aplikacionin lokal të mesazheve Olvid më së voni deri më 8 dhjetor.

Më tej në vendim thuhet se aplikacioni Olvid ishte “aplikacioni i vetëm që mori certifikatë sigurie të nivelit të parë” nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë së Sistemeve të Informacionit (ANSSI).

Kompania e softuerit Olvid u themelua në vitin 2019 nga dy ekspertë francezë të sigurisë kibernetike.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky