Agjencia Zhurnal.mk.

Frashëri: Asnjë ekip shqiptar s’mund të bënte më shumë, ne vetëm kemi fituar

Stivi Frashëri, portier i Ballkanit, foli në kokën lart në fund të takimit të humbur përballë Slavias së Pragës, që shuan çdo shpresë të kampiones së Kosovës për t’u kualifikuar.

“Të themi të drejtën, Slavia ishte kundërshtari më i fortë i grupit. Me dy rivalët e tjetër jemi përballur më mirë, i kemi marrë pikë, por me Slavian e kishim më të vështirë, sepse ata janë të fortë fizikisht dhe shumë të mirë teknikisht, na e bënë më të vështirë”, u shpreh Frashëri për Supersport.

Frashëri thekson se Ballkani vetëm ka fituar nga kjo përvojë e bukur në Conference League.

“Të jemi realistë, besoj që Ballkani vetëm ka fituar edhe në ndeshjet që i kemi humbur. Kemi fituar përvojë”.

“Asnjë ekip i vendin tonë, në Kosovë apo Shqipëri, nuk do të mund të arrinte më shumë. Shpresoj që t’i kemi bërë krenarë të gjithë shqiptarët, në fund të fundit, jemi një vend i vogël dhe kaq janë mundësitë”, tha Frashëri.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky