Agjencia Zhurnal.mk.

FSK kryen aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s

Forca e Sigurisë së Kosovës ka kryer aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSK-së, ku thuhet se  pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat  e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, thuhet në njoftim.

FSK thekson se R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-s.

“Që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet  dhe ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdoi me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

FSK dhe Iowa me aktivitete të përbashkëta Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare…

Posted by Forca e Sigurisë së Kosovës on Thursday, July 27, 2023

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky