Agjencia Zhurnal.mk.

Furnizime teknike në ATO, VMRO: Popullata e rrezikuar nga përgjimet

Shkup, 17 qershor – Popullata e Maqedonisë së Veriut e rrezikuar nga përgjimet masive të jashtligjshme, alarmon VMRO – DPMNE.

Sipas partisë së Mickoskit, Agjencia Tekniko Operative, kompetente për ndjekjen e komunikimeve, në kundërshtim me ligjin është furnizuar me pajisje për të kryer përgjimet. Nga VMRO kërkojnë reagimin e prokurorisë publike.

“Duke pasur parasysh rastin dhe dëmin që mund të shkaktohet nëse nuk veprohet, apelojmë që sa më shpejtë të hapet hetim. Intervenimi duhet të jetë i menjëhershëm duke pasur parasysh momentin në të cilin ndodhet shteti përderisa qeveria po mundohet që të jetësojë ndryshimet kushtetuese, për të cilat nuk mbështetje. Institucionet nuk duhet të keqpërdoren. Ftojmë MPB-në dhe Spasovskin të thonë sa është e vërtetë që ATO ka marrë pëlqimin për këtë furnizim?”, u theksoi Brane Petrushevski nga VMRO – DPMNE.

Nuk ka reagim nga institucionet. Ndërkohë ditë më parë kanë reaguar nga ATO Agjencia Teknike Operative duke përgënjeshtruar deklarimet e deputetit Petrushevski.

Agjencia sipas tyre në asnjë moment nuk ka shkelur ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe nuk rrezikohet siguria kombëtare.

Sipas ATO-s ata në përputhje me ligjin kanë kërkuar financa për pajisje teknike, gjë për të cilën kanë marrë pëlqimin nga ministria e brendshme.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky