Agjencia Zhurnal.mk.

Fushata zgjedhore, CIVIL: Mos keqpërdorni fëmijët!

Shkup, 3 maj – Shoqata joqeveritare CIVIL kërkon nga institucionet që të sanksionojnë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë. Fëmijët nuk duhet të lejohen të bëhen viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandave të huaja keqdashëse. Partitë politike dhe përkrahësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në keqpërdorimin e tyre, reagojnë nga CIVIL-i.

Ekipi monitorues i CIVIL-it ka konstatuar një numër të madh të rasteve të keqpërdorimit të fëmijëve dhe të miturve, si në kontekstin zgjedhor, ashtu edhe për përhapjen e urrejtjes etnike dhe fetare, por edhe për përhapjen e propagandës dashakeqe ruse.

“Fëmijët nuk duhet të lejohen të jenë viktima të politikës dhe të operacioneve të propagandës së huaj keqdashëse! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve, jo abuzimin e tyre. Shteti dhe institucionet kanë obligim që fëmijëve t’u sigurojnë zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti.”, thuhet në njoftimin e CIVIL-it.

Nga aty theksojnë se abuzimi politik ndaj fëmijëve është i ndaluar me ligj. CIVIL-i kërkon nga partitë politike, prindërit, mediat dhe institucionet, që t’i lirojnë fëmijët dhe të miturit nga ambiciet e tyre politike, sepse me këtë shkelin ligjin dhe të gjitha normat etike.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky