Agjencia Zhurnal.mk.

Gadaf Muharremi zgjidhet anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes Besa

Bern, 25 qershor – Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami po qëndron për vizitë në Zvicër, ku po zhvillon takime me strukturat e partisë dhe me mërgatën shqiptare. Gjithashtu, sot dega e Lëvizjes BESA – Zvicër, ka mbajtur mbledhjen e saj dhe me vota unanime vendosën që Gadaf Muharremin i cili punon dhe vepron në Zvicër, të zgjidhet anëtar i kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA.

Para të pranishmëve, kryetari Bilall Kasami përshëndeti gadishmërinë e Gadafit për të kontribuar në Lëvizje dhe për t’i dhënë shtytje ndryshimit tek shqiptarët që po e presin tash më dy dekada.

Kryetari Bilall Kasami dhe Lëvizja BESA çdoherë mërgatës i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë, duke i konsideruar si promotorin kryesorë të shoqërisë edhe pse ata jetojnë larg vendlindjes së tyre.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky