Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu pret sportistët e mundjes: Sukseset nuk kanë të ndaluar

Shkup, 6 Prill – Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu sot ka pritur në takim sportistët e mundjes të cilët kanë garuar dhe përfaqësuar vendin në gara në Budapest.

Sukseset e sportistëve tanë në mundje nuk kanë të ndaluar, shkruan Ganiu.

E suksesi i fundit vjen pikërisht nga garat evropiane. Në Komunën e Çairit sot prita përfaqësuesit e Reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në mundje dhe njëkohësisht anëtarë të Klubit të Mundjes “Liria” nga Çairi, trajnuesin e reprezentacionit Sedat Baftiu bashkë me mundësin Fati Vejseli, i cili u rendit i 9-ti në plasmanin evropianin që u mbajt në Budapest të Hungarisë, ku edhe Besir Alili zuri vendin e 5 -të, sikurse edhe pjesëmarrësit e kampionatit, tim-liderin dhe nënkryetarin e KM “Liria”, Ahmed Ademi dhe trajnuesit Sufijan Ismaili dhe Abaz Emini.

Gjatë takimit që të gjithë i përurova për sukseset e arritura dhe njëkohësisht i përkujtova se institucioni ynë gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë në përkrahje të sportit dhe sportistëve tanë, të cilët në vazhdimësi po na bëjnë aq krenar.

🏆👏🏻Sukseset e sportistëve tanë në mundje nuk kanë të ndaluar. E suksesi i fundit vjen pikërisht nga garat evropiane. Në…

Posted by Visar Ganiu on Wednesday, April 6, 2022

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky