Agjencia Zhurnal.mk.

Ganiu: Unë dhe Izet Mexhiti jemi kërcënuar nga Muharrem Hasani, demanton Hasani

Shkup, 23 qershor – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, i cili është edhe pjesë e fraksionit të BDI, i ashtuquajtur si “Grupit i Zjarrit” sapo ka denoncuar kërcënimet, të cilat thotë se i ka marrë nga Muharrem Hasani, i cili vetëm dy ditë më parë shpalli kandidaturën për kryetar të degës së BDI-së në Butel.

Ganiu ka deklaruar për Alsat se rreth orës 20.00 ka marrë një telefonatë nga një numër i panjohur, i cili i është prezantuar si Muharrem Hasani.

Ganiu thotë se nga Hasani është kërcënuar duke i thënë se “Ti dhe Izet Mexhiti do ta gjeni veten të paluar në rrugë”. E më pas ka vazhduar edhe me sharje e fyerje të rënda.

Siç shpjegon kreu i Komunës së Çairir, kërcënimet e Hasanit vijnë pas deklaratës së Visar Ganiut në ALSAT ku tha se zgjedhjet e kryetarëve të degëve të BDI-së janë jostatutare.

Deklarata e plotë e Visar Ganiut pasi doli nga Stacioni policor i Kisella-Vodës, pas denoncimit të kërcënimeve. /Alsat.mk

Ndërsa pas Muharrem Hasani përmes një përgjigjeje publike theksoi se demanton shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana e tij.

“I indinjuar që njerëzit, të cilët kanë përfituar gjithçka nga Ali Ahmeti dhe BDI, me përkrahjen dhe kontributin e të gjithë neve ndër vite, janë tjetërsuar dhe po dalin kundër çdo gjëje që kanë mbështetur për 21 vite me rradhë, ndërkohë që tash – përnjëherë, kundërshtojnë dhe shpifin për ata, nga të cilët kërkonin mbështetje në çdo cikël zgjedhor.

I zhgënjyer, por jo edhe i dëshpëruar, I DEMANTOJ në tërësi shpifjet e Visar Ganiut për gjoja kërcënime nga ana ime.
Keqardhje për çdo tentativë për njollosjen e proceseve demokratike zgjedhore në BDI nga të vetlarguarit e familjes, e cila i lindi, i rriti dhe i solli këtu ku janë. Shpifjet dhe njolloset qofshin në nderin e tyre, nëse ju ka mbetur pak ndër!” shkruan Hasani

P.S. Deklarata e Visarit se, qenkam i zgjedhuri i Ali Ahmetit për Degën e Butelit, më nderon, megjithëse vjen nga një person që s’ka më pikë nderi!” ka shkruar Muharem Hasani, aktualisht zv/drejtor i Doganave të Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky