Agjencia Zhurnal.mk.

“Garant” për qytetarët e Kosovës në përpjekjet për të kaluar në Itali

Tiranë, 8 gusht – Shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë po u bëhen “garant” qytetarëve të Kosovës në përpjekjet në mënyrë të paligjshme ose me dokumente të falsifikuara përmes Durrësit të kalojnë në Itali, ndërsa më pas në ndonjë vend të Evropës Perëndimore.

“Policia e Durrësit informoi sot se i ka arrestuar dy banorë të Shkupit, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë Kufitare, duke ndihmuar dy shtetas nga Kosova për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të veprimeve ndaj dy kosovarëve ka nisur procedim penal”, njofton Ora Njuz.

 Sipas policisë, gjithashtu sot, edhe në një rast tjetër një 43 vjeçar nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut u kap duke i ndihmuar pesë shtetas që ta kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.

“Porti i Durrësit duket se është kthyer në një pikë tranziti për shtetasit kosovarë për të kaluar në vendet e BE-së. Policia çdo ditë informon për arrestime të shtetasve nga Kosova apo nga Maqedonia e Veriut të cilët tentojnë të largohen në mënyrë të paligjshme apo që japin “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, thekson televizioni

Kjo dukuri është shpeshtuar që nga mesi i muajit të kaluar kur u rrit frekuenca e udhëtarëve, emigrantëve dhe turistëve.

Rreth 4300 persona kanë hyrë në Shqipëri mëngjesin e sotëm përmes Portit, ndërsa ditën e diel numri i të tyre shkoi deri në 10 mijë, kryesisht mërgimtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët pushimet verore i kalojnë në vendlindje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky