Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi: Ahmeti po sheh ëndrra, nuk kemi nënshkruar dokument të përbashkët!

Shkup, 14 maj – Nuk është e vërtetë që kemi nënshkruar një deklaratë se nuk do t’i bashkohemi një qeverie që nuk do të bëjë ndryshimet kushtetuese. Këtë pohim e ka bërë në emisionin “360 Gradë” në RRM 1, kreu i Alternativës, pjesë e koalicionit “VLEN”, Afrim Gashi.

Gashi shtoi se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ëndërron dhe po kërkon rrugë për të qëndruar në pushtet.

“Nuk është e saktë. Nëse është e vërtetë, ai duhet ta tregojë atë letër. Ku është ajo letër? Nëse e ka, le ta tregojë. Ai lexoi një letër që ne e kemi parë, ka qarkulluar në qarqe të caktuara, por pa nënshkrimin tonë. Ai mund të ketë firmosur, por nuk ka një letër të tillë. Ai po ëndërron, sheh se si të mbetet në pushtet, por shqiptarët i thanë se duhet të shkojë në opozitë dhe këtë duhet ta pranojë. Loja ka përfunduar”, thotë Gashi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky