Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi: Bojkot i Kuvendit dhe masa tjera radikale nëse nuk votohet kandidati ynë për anëtar në KSHZ

Shkup, 23 dhjetor – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka paralajmëruar se Lidhja Europiane për Ndryshim mund të bojkotoj punën e kuvendit, nëse deri më 31 janar nuk zgjidhet anëtari i ri i KSHZ-së nga radhët e tyre.

Gashi gjatë takimit për fundvit me gazetarët, u shpreh se përpos bojkotit ata do të ndërmarrin edhe masa më radikale në rast se ju mohohet e drejta për të patur përfaqësuesin e tyre në KSHZ.

“Nëse shumica nuk e voton anëtarin e KSHZ-së, që ne e kemi propozuar dhe që na takon me ligj ne do ta bojkotojmë parlamentin. Andaj nuk bëhet fjalë se ne çfarë do bëjmë ne parlament pas 1 janarit, është shumë me rëndësi ta kuptojë shumica edhe faktori ndërkombëtar edhe qytetarët që nuk guxojnë të luajnë me anëtarin e KSHZ-së dhe me procesin zgjedhor. Për shkak se kështu thyhet principi bazë i zgjedhjeve të barabarta dhe fer. Pa KSHZ-në e kompletuar nuk ka zgjedhje fer dhe demokratike. Andaj ne nuk do të marrim pjesë në atë parlament i cili nuk e voton anëtarin e KSHZ-së dhe jemi të gatshëm edhe për masa tjera radikale të cilat do t’i shqyrtojmë pasi të konstatojmë se nuk është respektuar ky ultimatum i yni”, ka deklaruar Gashi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky