Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi e takoi emisarin e lartë gjerman Saracin

Shkup, 17 maj – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, i shoqëruar nga nënkryetarja Safije Sadiki Shaini, sot në hapësirat e Parlamentit e priti në takim të dërguarin special të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin.

Temë e këtij takimi ka qenë gjendja aktuale politike e Maqedonisë së Veriut në raport me integrimin europian. Me këtë rast kryetari Gashi e ka njoftuar emisarin e lartë gjerman për angazhimin e Alternativës në procesin e integrimit, duke e theksuar faktin se ajo u bë pjesë e qeverisë në një moment delikat, kur duhej të merret data për fillimin e bisedimeve për aderim, madje – përkundër sjelljes jomirënjohëse të partnerëve dhe daljes nga qeveria – Alternativa vazhdon ta ruajë këtë kurs dhe të angazhohet njësoj edhe pse tash është në opozitë.

Mysafiri i lartë gjerman e përshëndeti angazhimin e Alternativës dhe shprehu inkurajim që gjithë spektri politik në vend ta mbështesë këtë agjendë, sepse kjo është në të mirë të gjithë qytetarëve të RMV-së dhe rajonit, në përgjithësi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky