Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi: Lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet kryesor

Shkup, 2 maj – Kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut ka qenë vizita e radhës që e ka bërë kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi. Ai në këtë pikë kufitare ka shkuar për ta dërguar edhe një mesazh se lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është prioritet për koalicionin VLEN.

Gashi me këtë rast ka treguar se si nuk është duke u respektuar marrëveshja e ratifikuar në Kuvend për integrimin e kufirit.

“Në dhjetor të vitit që shkoi kuvendi ynë republikan e ka ratifikuar marrëveshjen me Kosovën për integrimin e kufirit. Megjithatë, siç e
shihni, BDI-ja nuk e respekton atë dhe vazhdon t’i maltretojë qytetarët e të dyja vendeve. Kaq nga patriotizmi i tyre”, tha Gashi.

I parti i “Alternativës” ka thënë se BDI bashkë me Vuçiqin e kanë integruar kufirin me Serbinë, por jo edhe atë të Kosovës e Shqipërisë.

“Derisa ata, me Ballkanin e Hapur të Vuçiqit, e integruan kufirin me Serbinë, ne jemi këtu t’ju themi se për koalicionin VLEN lidhja me Kosovën dhe Shqipërinë është ndër prioritetet tona më të larta.  Andaj ne besojmë se ky angazhim ia vlen”, ka thënë Gashi.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky