Agjencia Zhurnal.mk.

Gashi pret në stacion mërgimtarët që erdhën ta bëjnë ndryshimin me 8 maj

Shkup, 5 maj – Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka pritur në stacionin e autobusëve qytetarët e parë nga diaspora, të cilët kanë ardhur të votojnë për ndryshim me 8 maj.

Me plot entuziazëm ata janë shprehur se kanë udhëtuar mijëra kilometra për të ia dhënë votën koalicionit VLEN.

Me këtë rast, Gashi ka shprehur falënderim të vecant për secalin që ka marrë rrugë nga vendet e ndryshme të botës për t’u kthyer për këtë ditë të rëndësishme për vendin.

Ai ka njoftuar se tashmë rrugës për në vendlindje janë nisur edhe dhjetëra autobusë, aeroplanë e qytetarë me vetura private, të cilët do të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 majit.

Diaspora, sipas tij gjithnjë ka qenë vendimtare në procese të rëndësishme për vendin dhe ka shumë besim që edhe kësaj here diaspora do ta bëjë ndryshimin.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky