Sofje, 5 qersho – Ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska në intervistë për televizionin e Sofjes bTV në transmetim të drejtpërdrejtë nga Shkupi komenton se pasi që ka marrë vesh për incidentin të shtunën në takimin me kolegun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, menjëherë u nis drejt Manastirit.
Gençovska, siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Sofja, u falënderua për reagimin e shpejtë të brigadës zjarrfikëse, policisë dhe prokurorit kujdestar në Manastir. Drejtori i policisë, siç tha, u obligua të investojë përpjekje maksimale për zbulimin e kryesit të këtij akti të pakënaqshëm dhe vandal.
Ajo shfaqi pritje se edhe gjyqësia në Maqedoni të Veriut do ta kryejë punën. Gençovska në incizimet e një nga kamerat e sigurisë ka mundur të shohë një burrë i cili i sigurt kishte arritur me biçikletë, kishte nxjerrë një tub me lëng djegës dhe në mënyrë të qetë e derdhi lëngun para derës së shtëpisë.
Sipas ministres bullgare të Punëve të jashtme, nga ky zjarr kryesi ka marrë lëndime dhe mund të kërkojë ndihmë mjekësore. Burri ka mbajtur maskë, deklaroi Gençovska për mediumet. Sipas saj, kjo vepër është kryer me gjakftohtësi dhe me qëllim.
Gençovska tha se nuk beson se incidenti do të ndikojë në marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ajo shtoi se nuk do të thotë se ka zjarr në marrëdhëniet e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut.
“Për momentin marrëdhëniet normalisht janë konstruktive dhe po zhvillohet dialog normal i punës. Dy ekipet punojnë shumë, vazhdojmë të tentojmë të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha Gençovska.
Zjarri është shprehje e fjalorit urrejtës, tha Gençovska, dhe shtoi se pret që Maqedonia e Veriut dhe Qeveria e saj të kenë politikë koherente gjithpërfshirëse për përballje me fjalorin urrejtës.
“Jemi optimistë për rezultatet – kur dhe si, është çështje e gatishmërisë së kolegëve nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i zbatojnë këto marrëveshje”, shtoi Gençovska.
Kryetari i klubit në Manastir, Ljubço Georgievski për bTV komentoi se kur para një muaji ishte hapur Qendra për kulturë “Vanço Mihajllov” në Manastir, në rrjetet sociale ka pasur kërcënime dhe thirrje që të digjet klubi. Sipas tij, kamerat qartë tregojnë se zjarri nuk ka qenë i rastësishëm.
“Dëmi për klubin nuk është shumë i madh, por ky është sulm i drejtpërdrejtë ndaj bullgarëve në Maqedoni, e jo ndaj qendrës së kulturës”, shtoi Georgievski. Është normale, siç tha, njeriu të frikësohet, por nuk do të thotë se do të jemi të gatshëm të punojmë.