Shkup, 4 qershor – Delegacioni i Ministrisë së Punëve të jashtme të Bullgarisë, i kryesuar nga ministrja Teodora Gençovska, sot dhe nesër, do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni të Veriut, kumtuan nga Ministria e Punëve të Jashtme.
“Vizita realizohet me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërkaq është në funksion të dialogut mes dy ministrive për adresim të çështjeve të hapura bilaterale, në pajtim me Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, dhe çështjet për eurointegrimit të Maqedonisë së veriut”, ceket në kumtesën nga MPJ.