Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska-Fratini: Bashkëpunimi mes dy vendeve do thellohet edhe në pjesën e qeverisjes së mirë dhe politikave antikorruptuese

Shkup, 8 prill – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska, ka takuar sot kryetarin e Këshillit Shtetëror të Italisë dhe ish-komisarin e BE-së për Drejtësi dhe Siguri, Franko Fratini, për të diskutuar mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë, veçanërisht në aspektin e praktikave të mira të cilat  Italia i ka në  krijimin e politikave   antikorruptuese, në përmirësimin e rregulloreve të furnizimeve publike, si dhe në politikat për mirëqeverisjen në përgjithësi.

Sipas Qeverisë, Gërkovska falënderoi për mbështetjen që Italia i jep Maqedonisë së Veriut, si në procesin e integrimit evropian, ashtu edhe në nivel ekspert dhe teknik, si dhe prezantoi shtyllat më të rëndësishme të punës së saj, që janë politikat për efikasitet dhe transparencë më të madhe të institucioneve shtetërore, transformimi dixhital i shoqërisë, si dhe krijimi i politikave kundër korrupsionit.  

Kryetari  Fratini përshëndeti rezultatet e arritura nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut në fushën e transparencës, por edhe zbatimin e të gjitha reformave që i kanë mundësuar vendit tonë të jetë një hap më afër marrjes së datës për negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryetari Fratini theksoi se Italia aktualisht po punon për një zgjidhje të re ligjore për furnizime  publike, e cila do të përfshijë modelin ekzistues – një algoritëm efikas që vlerëson standardet në të gjitha furnizimet publike dhe alarmon nëse konstaton disa palogjikshmëri.

Ai shtoi se Italia, si kryetare e Rrjetit Evropian të Anëtarëve të Kryetarëve nga Gjykatat e Larta dhe Administrative të Shteteve Anëtare të BE-së, hap mundësinë që në këto takime të marrin pjesë, si vëzhgues, kryetarët e Gjykatave të Lartë dhe Administrative  nga vendet kandidate për në BE.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan se hapat për realizimin e këtyre dy çështjeve mund të nisin menjëherë dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe në sferat tjera sociale, të cilat janë të rëndësishme për qeverisje transparente, profesionale dhe të përgjegjshme, thuhet në deklaratën e shërbimit për shtyp të qeverisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky