Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska – Klein: Vazhdon mbështetja nga Hungaria në procesin eurointegrues

Shkup, 3 tetor – Zëvendëskryetarja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut e angazhuar për politikat e qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska sot ka mbajtur takim me ambasadorin e Hungarisë në vend, Andrash Klein.

Gërkovska u falënderua për mbështetjen që vendi e merr nga Hungaria në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, sidomos në periudhën e ndjeshme aktuale të ristrukturimeve gjeopolitike, kur procesi i zgjerimit paraqet edhe çështje të sigurisë për vendet e rajonit, por edhe për vetë rajonin, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Ambasadori Klein theksoi se integrimi i vendit nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian është prioritet i lartë për vendin e tij, i cili në gjysmën e dytë të vitit 2024 do ta ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së. Në pikëpamje të sfidave, me të cilat përballet Maqedonia e Veriut në rrugën drejt anëtarësimit të plotëfuqishëm, ai ka shprehur shqetësim për shkak të mundësisë nga ndarja e proceseve të integrimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në realizimin e qëllimeve strategjike, përballja me korrupsionin është një prioritetet më të rëndësishme. Në këtë drejtim, zëvendëskryeministrja e ka informuar ambasadorin Kelin për aktivitetet që i zbaton Kabineti për politika për qeverisje të mirë në pjesën e përforcimit të mjeteve antikorrupsione dhe mekanizmat, ndërsa janë ndarë edhe mendime për ndryshimet kushtetuese në legjislativën dhe për gjendjen në sistemin e jurisprudencës, qëndron në komunikatën e pres-shërbimit të Qeverisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky