Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska: Përfshirja e më shumë grave në sigurinë kibernetike e përmirëson qasjen në përballjen me sfidat e ndërlikuara

Shkup, 30 nëntor – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në panel diskutimin “Hakimi i hendekut gjinor”, i cili mbrëmë u mbajt në kuadër të Konferencës globale për ndërtimin e kapaciteteve kibernetike në Agra, Ganë, tha se gratë përfaqësojnë gjysmën e përdoruesve të teknologjisë, por e përbëjnë vetëm 25 për qind të fuqisë globale të punës për siguri kibernetike.

“Ky dallim nuk është vetëm çështje e barazisë, por edhe çështje e mendimeve dhe qasjeve të kufizuara. Duke pasur parasysh atë që kërcënimet për sigurinë kibernetike bëhen më të ndërlikuara, ekipet duhet të përfshijnë perspektiva të ndryshme për parashikimin dhe zbutjen e sfidave”, theksoi Gërkovska. 

Siç bëri të ditur shërbimi për informim i Qeverisë, Gërkovska theksoi se me politika të suksesshme gjithpërfshirëse për çrrënjosjen e diskriminimit të grave më shoqëri, gradualisht përmirësohet përfaqësimi i tyre në të gjitha sferat e punës dhe vendosjes, përfshirë edhe në profesionet kibernetike. Ajo foli edhe për ndryshimet ligjore dhe institucionale në Maqedoninë e Veriut, të cilat ndërmeren në drejtim të avancimit të barazisë gjinore dhe përfshirjen e politikave përgjegjëse gjinore për planifikim dhe buxhetim.

Duke theksuar se përfaqësimi i pamjaftueshëm i grave i fuqizon stereotipet dhe mund t’i dekurajojë gratë të cilat duan të ndërtojnë karrierë profesionale në sigurinë kibernetike, zëvendëskryeministrja Gërkovska në panel foli për masat konkrete qeveritare për punësim aktiv, specifikisht të dizejnuara për përfshirje në tregun e punës të grave dhe pjesëtarëve të grupeve të ndjeshme në shoqëri, në të cilat bëjnë pjesë edhe trajnime për aftësi të avancuara për TI.

“Lidhur me sigurinë kibernetike, Gërkovska theksoi se Maqedonia e Veriut është duke zbatuar një program të mbështetur nga USAID për dizajnimin e shtigjeve kibernetike për vajzat dhe gratë e reja, për zhvillim më të larmishëm të fuqisë punëtore kibernetike në vend. Ky program specifik përfshin mentorim, bashkëpunim me sektorin e arsimit dhe akademisë, në mënyrë që të inkurajohet qasje e ndjeshme gjinore në zhvillimin e programeve mësimore dhe të mbështesë kuadrin mësimdhënës me burime dhe njohuri për sigurinë kibernetike”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska, njofton shërbimi për informim i Qeverisë.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky