Agjencia Zhurnal.mk.

Gërkovska – Shantc: Politikat rinore dhe forcimi i integritetit janë investimi më i rëndësishëm për të ardhmen e çdo vendi

Shkup, 5 maj  – Zëvendëskryeministrja përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, në kuadër të vizitës së saj në Kombet e Bashkuara, pati takim pune me përfaqësuesen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC), Delfine Shantc, me të cilën foli për nevojën e një qasjeje të organizuar dhe sistematike në trajtimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gërkovska, siç informohet nga shërbimi për shtyp i qeverisë, ka falënderuar Shantc për mbështetjen që UNODC i jep Maqedonisë së Veriut, si në nivel ekspertësh ashtu edhe në fushën e qasjes së koordinuar rajonale. Në këtë drejtim, ajo theksoi bashkëpunimin në zbatimin e Strategjisë për forcimin e kapaciteteve për kryerjen e hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurisë. 

“Zëvendëskryeministrja Gërkovska posaçërisht iu referua aktiviteteve që ndërmerr kabinati i saj, të cilat janë të fokusuara tek të rinjtë, si në drejtim të forcimit të vetëdijes për integritetin si vlerë themelore dhe kyçe, ashtu edhe në lidhje me edukimin kundër korrupsionit, duke shtuar se këto politika janë aksioni më i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”, thuhet në kumtesën.

Përfaqësuesja e UNODC-së, Shantc e përshëndeti përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë për politikat e qeverisjes së mirë dhe politikat rinore, çështje të cilës, siç tha ajo, Kombet e Bashkuara i kushtojnë vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh se të rinjtë janë ata që do të jenë liderë dhe vendimmarrës në të ardhmen,

Në këtë kontekst, zëvendëskryeministrja Gërkovska informoi për fushatën “Varet nga un dhe ti”, të cilën e ka iniciuar, qëllimi i së cikës është t’u tregojë të rinjve se ndryshimet varen nga të gjithe ne dhe se të gjithë duhet të marrin pjesë dhe të kontribuojnë për krijimin e një sistemi më të mirë, më efikas dhe më të begatë

“Të dy bashkëbisedueset biseduan edhe për aktivitetet që vendi ynë i ndërmerr për përballje me korrupsionin në mosmarrëveshjen, me ç’rast përfaqësuesja Shantc theksoi se kjo është e një rëndësie të veçantë edhe në shkallë globale”, qëndron në kumtesë.

Në kuadër të shënimit të 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në Kombet e Bashkuara, sot në selinë e OKB-së në Nju Jork, zëvendëskryeministrja Gërkovska do të moderoj panelin me temë “Shoqëria civile dhe solidariteti”, ku do të marrë pjesë Ivana Zhivkoviq, ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm dhe drejtor për Evropë e UNDP-së, Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Viki Mladenova, koordinatore e ERASMUS dhe Lubomir Faizov, koordinator në Qendrën LGBTI për Mbështetje.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky