Agjencia Zhurnal.mk.

Gerrard shihet si pasues i mundshëm i Galtier te Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka vendosur legjendën Steven Gerrard në listën e ngushtë të zëvendësuesve të mundshëm për trajnerin aktual, Christophe Galtier.

Galtier është nën presion te PSG pas eliminimit nga Kupa e Francës dhe gjithashtu është në prag të eliminimit nga Liga e Kampionëve pas humbjes kundër Bayern Munichut në ndeshjen e parë.

Këto dështime kanë bërë që drejtuesit e klubit të mos qëndrojnë duarkryq, por edhe mediat që kanë filluar të flasin për trajner të njohur që mund ta marrin drejtimin e klubit parisien.

Zinedine Zidane është favorit për të pasuar Galtier, ndërsa është diskutuar edhe emri i ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel.

Megjithatë, sipas mediumit Daily Express, anglezi Gerrard është një tjetër emër që po konsiderohet nga klubi francez.

Legjenda e Liverpoolit, Gerrard është një trajner i lirë pasi u shkarkua nga Aston Villa në fillim të këtij sezoni.

Statusi i tij si një ish-lojtar elitar kuptohet të jetë tërheqës për PSG-në pasi ata kërkojnë një trajner që mund të trajtojë zhveshtoren e mbushur me yje.

Related posts

Në Etihad apo Emirates? Mësohet se ku do të qëndroj trofeu në ndeshjen e fundit të Ligës Premier

D V

Verë e pasigurt e Milanit – kush do të qëndrojë dhe kush do të largohet?

D V

Dominguez kundërshtar i Zeqirit për dy tituj internacional UBO e UBF

A.S.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky