Agjencia Zhurnal.mk.

Gërvalla në selinë e NATO-s: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, njëherit zëvendëskryeministre, ka thënë se Kosova është e gatshme të nisë dialogun dhe procesin e konkretizimit të raporteve me NATO-n.

Gjatë një vizite në selinë qendrore të NATO-s të martën, ajo ka theksuar se “Kosova si faktor kyç dhe i dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajon dhe përtej i ka përqafuar vlerat euroatlantike, të cilat i ndan me aleatët, miqtë dhe partnerët e saj ndërkombëtarë”.

“Vizitën e sotme në selinë qendrore të NATO-s, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla e ka nisur me takimin me Ndihmës- Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Çështje Politike dhe Politika të Sigurisë, Ambasadorin z. Boris Ruge si dhe zv. Ndihmës Sekretaren e Përgjithshme për Operacione në NATO, znj. Burcu San”, thuhet në njoftimin për media të MPJD-së.

Më tej, bëhet e ditur se Gërvalla ka shprehur falënderimin e saj ndaj NATO-s dhe strukturave të saj civile dhe ushtarake për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Duke marrë parasysh rolin që të dy drejtuesit dhe divizionet përkatëse e kanë në NATO, si shtylla me interes te veçantë, Ministrja Gërvalla theksoi edhe domosdoshmërinë e përparimit të proceseve integruese për Kosovën në NATO deri në anëtarësimin e plotë në këtë organizatë”.

“Vëmendje e veçantë gjatë këtij takimi kanë zënë dhe aspektet politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke nënvizuar obstruksionet dhe sulmet e vazhdueshme të Serbisë si dhe ndërhyrjet e vazhdueshme të influencave të huaja për destabilizim të Kosovës dhe rajonit, në veçanti asaj ruse në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Ministrja Gërvalla në NATO: Kosova është dëshmuar si kontributdhënëse për paqe dhe siguri në rajonVizitën e sotme në…

Posted by Ministry of Foreign Affairs and Diaspora – Republic of Kosovo on Tuesday, March 12, 2024

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky