“Një ndeshje shumë e komplikuar, sidomos gjatë pjesës së parë. Orientimi i lojës tonë nuk ishte i mirë, bëmë disa gabime teknike. Në pjesën e dytë tentuam të fokusoheshim në principet tona për të ndryshuar lojën dhe të bëjmë atë që jemi të aftë të bëjmë.
Ndryshimi në pushim? Kërkova nga lojtarët që të ripozicionohen në fushë, tentuam të luajmë nga krahët, mesi i fushës ishte shumë i ngarkuar.
Nuk e kam pëlqyer pjesën e parë të lojës. E dimë pse, duhet të mbështetemi në lojën e pjesës së dytë.
Rezultat i mirë, na dhuron vetëbesim. Duhet të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen e radhës, ndaj Greqisë”, deklaroi trajneri francez