Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve, të vlefshme për Grupin 2 të Ligës C.
Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.
Trajneri Alain Giresse nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin titullar nga ndeshja e kaluar për faktin se Dardanët bënë një lojë të madhe.
Porta pritet t’i besohet përsëri gjigantit Arijanet Muric, derisa në mbrojtje mund të ketë ndryshime në krahun e djathtë me Benjamin Kolollin që mund ta zëvendësojë Lirim Kastratin, por ky i fundit është favorit për një fanellë titullari.
Tre mbrojtësit tjerë Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu dhe Fidan Aliti do të jenë në fushë nga minuta e parë.
Betim Fazliji dhe Valon Berisha do ta nisin ndeshjen nga minuta e parë, derisa Ibrahim Dresevic ose Florian Loshaj pritet ta zëvendësojnë Blendi Idrizin që nuk ishte në ditën e tij më të mirë ndaj Qipros.
Edon Zhegrova pritet ta nis ndeshjen nga minuta e parë pasi ishte më i miri ndaj Qipros, njëjtë si Vedat Muriqi, i cili është i pa konkurrencë në krye të sulmit.
Ndërkohë në krahun e majtë të sulmit mund të ketë ndryshime pasi Milot Rashica mund të lihet në bankë dhe vendin e tij ta zënë njëri mes Zymer Bytyqit dhe Arbër Zenelit.
Kosova sonte përballet me fillim nga ora 20:45 me Greqinë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.
Kosova: Muric; Kastrati, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Fazliji, Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Bytyqi;