Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë persona ndalohen për 48 orë për vrasjen dhe plagosjen në Prizren

Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për vrasjen dhe plagosjen që ka ndodhur në orët e para të së martës në një lokal në Prizren.

Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin ku në orët e mëngjesit të së martës ndodhi një përleshje në një lokal në Prizren, ku si pasojë ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Kjo është konfirmuar për Portalin Dukagjini nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në bashkëpunim me prokurorin e rastit 6 të ndaluarve pas intervistimit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka theksuar Bytyqi.

Ndryshe, lokali ku dyshohet se filloi një përleshje e që më pas përfundoi tragjikisht për një person nga Kukësi është mbyllur nga Drejtoria e Inspekoratit të Prizrenit.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor mbetet pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.

Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, raporton abcneës.

Si pasojë e plagëve të marra 31 vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

“Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit, pas një konflikti në një lokal nate me disa shtetas kosovarë. Në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjet, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.”, thuhet në njoftimin e policisë së Shqipërisë.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky