Agjencia Zhurnal.mk.

Gjashtë të vdekur pas rrëzimit të avionit të vogël në Calgary

Gjashtë persona kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në Kananaskis Country, një rajon malor në perëndim të Calgaryt, tha të shtunën Policia Mbretërore Kanadeze (RCMP).

RCMP tha se një avion me pesë pasagjerë dhe një pilot u largua nga aeroporti Springbank pranë Calgaryt të premten mbrëma gjatë rrugës për në Salmon Arm, British Columbia.

Ryan Singleton nga policia tha se kontakti me aeroplanin kishte humbur rreth orës 21:30 me kohë lokale.

Menjëherë pasi avioni u raportua i vonuar, një kontroll u krye nga një skuadër e Forcave Ajrore Mbretërore Kanadeze (RCAF) me bazë në Winnipeg.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky