Me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, nëpunësit policor të SPB-së Veles-Reparti për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë, ndërsa në koordinim paraprak me Repartin e Policisë Kriminalistike – Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie të Rrezikshme pranë Zyrës për Siguri Publike, sot kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të 28 vjeçarit N.C. nga Velesi, konfirmoi për MIA-n, Riste Samarxhiev nga SPB Veles.
Gjatë bastisjes së kryer, në oborrin e shtëpisë janë gjetur pesë paketime të mëdha në të cilat ka pasur rreth një kilogramë marijuanë, gjithsej rreth pesë kilogramë, të cilat ishin groposur në oborr.
Marihuanë është gjetur edhe në automjetin e tij ”ford fiesta” dhe në një dhomë në shtëpi, ku përveç marihuanës janë gjetur edhe kapsula dhe rreth 50.000 denarë, për të cilat ekziston dyshim i bazuar se janë nga shitja e drogës.
N.C. është arrestuar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij deri te PTHP Veles do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 215 të Kodit Penal.