Agjencia Zhurnal.mk.

Gjendja në vendkalimet kufitare, qytetarët presin deri në 1 orë për të dalë dhe për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare e Menaxhimit kufitar ka publikuar të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare.

Sipas këtyre të dhënave të publikuara në ora 06:10,  qytetarët po presin nga 30 deri në 60 minuta për të dalë dhe për të hyrë në territorin e Kosovës përmes pikave kufitare Dheu i Bardhë dhe Merdar, transmeton Telegrafi.

Këto dy vendkalime kufitare tash e disa ditë kanë qenë më të ngarkuarat sa i përket kolonave, pritja e qytetarëve në këto dy pika kufitare ka zgjatur deri në pesë orë.

Vendkalimet tjera kufitare janë të lira për qarkullim, nuk raportohet për kolona.

Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.

Related posts

Kurti: Kosova udhëheq me rritjen e saj ekonomike në Ballkan, model i suksesit dhe transformimit

D V

Picula: Serbia dëshiron ta kompensojë humbjen e Kosovës duke rritur ndikimin e saj në vendet fqinje

D V

Kurti: Opozita duhet të bëhet gati për zgjedhje, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky