San Francisko ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve me lijën e majmunëve dhe mungesës së vaksinave.
Masa lejon autoritetet lokale të mobilizojnë burime dhe personel shtesë për të luftuar sëmundjen dhe për të përshpejtuar zhvillimin e planeve të emergjencës.
Deri më tani, në qytetin kalifornian janë regjistruar 261 raste me lijën e majmunëve, ndërsa në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar rreth 4.600, lajmëron “Gardian” të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik në San Francisko.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve me lijën e majmunëve në Kaliforni, 30 për qind janë në San Francisko, deklaroi Suzan Filip, përfaqësuese e autoriteteve lokale shëndetësore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur lijën e majmunëve emergjencë shëndetësore globale.