Shkup, 14 mars – Sa më shumë ndryshime që bënë Gjermania në drejtim të procedurave për marrjen e punëtorëve nga Ballkani Perëndimor aq më shpejt ky rajon do të shndërrohet në një zonë “lufte” pa luftë sepse do të mungojnë shumë qytetarë dhe të rinjtë do të progresojnë jashtë vendlindjeve të tyre. Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve. Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare. Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023. Çdo lehtësim që bënë Gjermania pason me vështirësi për vendet e Ballkanit sepse do të mbeten pa fuqi punëtore, shkruan Zhurnal.
Shkurtohet kohëzgjatja e procesit për azil në Gjermani –
Kohëzgjatja e procedurave të azilit në Gjermani vitin e kaluar u shkurtua, pavarësisht se u rrit numri i aplikimeve. Aplikimi zyrtar zgjati mesatarisht 6.8 muaj më 2023, krahasuar me 7.6 muaj në vitin paraprak, sipas të dhënave të Qeverisë të prezantuara gjatë pyetjeve parlamentare.
Qeveria gjermane tha se kohëzgjatja e procedurave gjyqësore për apelimet kundër vendimeve për azil po ashtu ka rënë me rreth pesë muaj në vitin 2023. Megjithatë, duke zgjatur mesatarisht prej 20.7 muajsh, krahasuar me 26 muaj në vitin 2022, i gjithë procesi i azilit është ende i gjatë dhe dallon shumë në vende të ndryshme të shtetit.
Në shtetin perëndimor të Rhineland-Palatinate zgjat rreth pesë muaj, ndërkaq në shtetet sikurse Hese dhe Saksoninë e Ulët kohëzgjatja mesatare e procesit të azilit zgjat në një mesatare prej më shumë se dy vjetësh. Ndërkaq në Brandenburg është kohëzgjatja më e madhe, ku azilkërkuesit kryesisht presin mbi tre vjet.
Duke folur për rrjetin RND, Calra Bunger, anëtare e partisë së krahut të majtë, Die Linke, subjekt që kërkoi nga Qeveria këto të dhëna, bëri thirrje për “kuadër më të mirë të punonjësve dhe operim më efektiv të gjykatave administrative, në veçanti në reduktimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore”. Procedurat e gjata për azil janë rënduese për refugjatët sepse ato ua parandalojnë atyre integrimin dhe krijojnë ndjenjën e pasigurisë, tha Bunger. “Është e papranueshme që azilkërkuesit duhet të presin një mesatare prej një viti e gjysmë derisa statusi i tyre të bëhet i qartë”, tha ajo.
Nevojat e mëdha për fuqi punëtore në Gjermani po largojnë rininë nga vendet e Ballkanit-
Gjermania ka nevojë të madhe për fuqi punëtore. Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur gjatë vitit 2022 se ky vend ka nevojë çdo vit për rreth 400.000 punëtorë të kualifikuar nga vende të tjera, në veçanti në ekonomi, shëndetësi dhe profesione të tjera. Ndërsa Ballkani Perëndimor shihet si një rezervuar i lakmueshëm i fuqisë punëtore. Por kjo njëkohësisht thellon problemet me emigrimin e të rinjve dhe mungesën e fuqisë punëtore në vendet e kësaj zone pra në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sa më shumë rritet nevoja për punëtorë në Gjermani aq më shumë rritet numri i të rinjve që lëshojnë vendet e tyre amë, tashmë çështja e shkuarjes në Gjermani ka mbet vetëm çështje teknike sepse pothuajse numri dërrmues i të rinjve ka ndarë mendjen dha ka marr një vendim të tillë.
Pasojat do të vërehen në një të ardhme jo të largët, pasi veçmë janë paraqitur nevojat e para për punëtorë në vendet e Ballkanit Perëndimor që nëse para 10 viteve ka qenë e vështirë për një vend pune tani në çdo cep të çdo qyteti shihen letrat e vendosura nëpër biznese duke kërkuar punëtorë. Sektorët që kanë vërejtur simptomat e para të këtij fenomeni janë gastronomia dhe investitorët e jashtëm që realisht nuk mund të zhvillojnë bizneset e tyre edhe përkundër investimeve që kanë bërë.
Dhe, tani kur shihen ndryshime që bëhen në drejtim të lehtësimit për punëtorët që dëshirojnë të punojnë në Gjermani, shihet lehtësisht edhe e ardhmja e rajonit që do të zbrazet për një kohë shumë të shkurtë, duke u shndërruar në një zonë ku mungon perspektiva, dhe si pasojë e dëshpërimit nga zgjatjet e integrimit evropian kolektiv si shtete, të rinjtë po ndajnë mendje të integrohen si individë, më shpejt dhe më mirë. /Zhurnal.mk