Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania në gjendje katastrofe, shkon në 60 numri i personave të vdekur nga përmbytjet

Më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pas reshjeve të mëdha që shkaktuan përmbytje në Gjermani.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për të gjithë të prekurit nga këto përmbytje, shkruan BCC, transmeton Telegrafi.

Duke folur gjatë një takimi me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Uashington DC, Merkel shprehu “ngushëllimet e saj më të thella” për të gjithë që kishin humbur të dashurit e tyre.

“Kam frikë se do të shohim vetëm shtrirjen e plotë të kësaj tragjedie vetëm në ditët në vijim,” tha ajo.

Ajo gjithashtu premtoi mbështetjen e qeverisë me përpjekjet e shpëtimit dhe me rindërtimin, duke i thënë popullit gjerman se qeveria “nuk do t’ju lërë vetëm në këto orë të vështira dhe të tmerrshme”.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, për të cilin politikanët kanë deklaruar se ka ardhur si pasojë e ndryshimit të klimës.

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky