Agjencia Zhurnal.mk.

Gjermania po ekzaminon komponentët kinezë në rrjetin e saj 5G

Ministria e Brendshme e Gjermanisë po i ekzaminon të gjithë komponentet kineze të cilat veçse janë instaluar në rrjetin 5G të vendit, citohet të ketë thënë gjatë ditës ministrja Nancy Faeser, teksa Berlini rivlerëson marrëdhënien e tyre me partnerin kryesor të tregtisë, Kinën.

“Ne duhet që t’i mbrojmë rrjetet tona të komunikimit”, deklaroi Faeser për gazetën “Bild am Sonntag”, duke shtuar se tre prioritetet e ekzaminit janë identifikimi i rreziqeve, shmangja e rreziqeve, dhe shmangja e varësive.

“Ky është një rrezik veçanërisht i madh për infrastrukturën tonë kritike”, shtoi ajo.

Gjermania ka konsideruar ndalimin e disa kompetenteve të caktuara nga kompanitë kineze Huawei dhe ZTE në rrjetet e saj të telekomit, tha për Reuters një burim qeveritar, në një lëvizje potencialisht të rëndësishme për të adresuar shqetësimet e sigurisë.

Qeveria gjermane ka qenë e kujdesshme për të veçuar shprehimisht Huawei, por ka shqetësime se lidhjet e ngushta të kompanive të tilla me shërbimet e sigurisë së Pekinit nënkuptojnë se futja e tyre në rrjetet mobile të së ardhmes, në fakt mund t’u japë qasje spiunëve kinezë, dhe madje edhe sabotatorëve në infrastrukturën thelbësore. 

Related posts

Teknologjia e re e inteligjencës artificiale e Google që “mund të gjejë syzet e humbura”!

D V

Për të qenë të qartë: TikTok dallon përmbajtjen e krijuar nga Inteligjenca Artificiale

D V

Vjen GPT-4o – çfarë thotë për këtë risi Mira Murati

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky