Agjencia Zhurnal.mk.

Gjiknuri në takim me Schulz/ Gjermani flet për largimin e të rinjve: Qeveria ka bërë punë të mira, por duhet bërë më shumë për kërkesat e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka pritur sot në një takim në selinë e PS, ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Socialisti tha se ish-presidenti i PE ka njohur përparimin e Shqipërisë në shumë fusha, ndërsa foli dhe për sfidat që presin Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Është një nga personalitetet e mëdha të politikës gjermane, një bashkëpunëtor i afërt i PS. Së bashku jemi duke punuar në lidhje me politikën e jashtme, sfidat që po kalon Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor. Po përgatitemi për një konferencë të madhe, ku do të paraqesim dhe idetë progresive, zoti Schulz është një mbështetës i madh i politikave tona”. 

Meta pjesë e konferencës së partive të majta?

Gjiknuri: Ilir Meta është i rreshtuar me koalicionin e të shkuarës, nuk përfaqëson asgjë me të majtën dhe madje edhe emrin e ka ndryshuar”.

Posterat denigrues në rrugë për opozitën 

Gjiknuri: Për respekt të mikut, ju e dini që unë jam i hapur për çdolloj pyetje, pjesën tjetër jam i gatshëm që të mblidhemi pasdite.

Emigrantët që janë larguar në Gjermani

Schulz: Të rinjtë po largohen, por është e vërtetë që qeveria ka bërë një punë shumë të mirë, por është e rëndësishme që të bëhet më shumë për të përmbushur kërkesat e tyre.

Related posts

​Ndikimi rus në Ballkan, Loshaj: Qëllimi kryesor ngadalësimi i procesit të integrimit në BE

Xh M

Ish-ministri Fatmir Mediu kërkon riekspertim për dëmin ekonomik

Xh M

Mbajti peng fëmijët dhe terrorizoi lagjen me armë, flasin fqinjët: Pinte drogë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky