Agjencia Zhurnal.mk.

Gjithnjë e më shumë automobila të vjetër nëpër rrugët e vendit

Shkup, 30 korrik – Automobili është mjeti i preferuar transportues për një të tretën e banorëve të vendit. Nëpër rrugët e shtetit ka mbi 477 mijë automobila me vjetërsi mesatare prej 19,3 viteve. Rreth 57 për qind e tyre viziten me dizel, ndërsa vetëm 0,03 janë elektrikë. Dhe derisa rrugët dhe trotuaret në shikim të parë janë përplot me automjete, megjithatë jemi nën mesataren e Evropës, ku ka një automobil në dy banorë, derisa te ne një në katër banorë.

Dhe derisa numri i automobilave në vend është në rritje të vazhdueshme, një e treta e amvisërive në vend në vitin 2020 nuk kanë poseduar automobil, ku sipas Raportit vjetor statistikor të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikës, vetëm 64 për qind e amvisërive kanë thënë se posedojnë automobil për udhëtarë.

Në Evropë në vitin 2020 në mesatare ka pasur 500 automjete në 1 000 banorë, që është dyfish më shumë krahasuar me ne, tregojnë të dhënat nga Eurostat.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës në vend ka 260 automobila për udhëtarë në një mijë banorë në vitin 2021 ose rreth katër njerëz në një automobil. Sipas rajoneve statistikore, më së shumti ka në atë të Shkupit 100 automjete në 1 000 banorë, e më së paku në Rajonin e Vardarit vetëm 17 automjete në 1 000 banorë. I dyti për nga numri i automjeteve është Rajoni i Pellagonisë me 32 automobila në 1 000 banorë.

Në Evropë më së shumti automobila për kokë banori kanë Lihtenshtajni (779), Luksemburgu (682) dhe Italia (670), e më së paku Rumania (379), Letonia (390) dhe Hungaria (403). Në vendet e rajonit Bullgaria ka 414 automjete në 1 000 banorë, Kroacia (433), Greqia (514) dhe Sllovenia (555).

Në nivel të BE-së ekziston dallim i madh në motorizimin nga rajoni në rajon, kështu që nga pesë normat më të larta të motorizimit (numri i automobilave për udhëtarë në 1000 banorë) janë regjistruar në Itali: Vale d’Аоstа (1 787), provinca autonome Треntо (1 285) dhe provinca autonome Bolcano (871). Dy të tjerat janë në Flevolant (857) në Holandë dhe në rajonin finlandez Ishujt Alande (840). Nga ana tjetër, normat më të ulëta të motorizimit janë paraqitur në dy departamente detare) dhe tre rajone greke: Majot (72), Peleponez (186), Guajana Franceze (209), Greqia Qendrore (238) dhe Rajoni i Egjeut të Veriut (261).

Në vend më së shumti dizel automjete – mbi 270 mijë, e vetëm 128 janë elektrik

Nëpër rrugët e vendit vitin e kaluar ka pasur 477 820 automjete të regjistruara, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme. Pjesa më e madhe e tyre 271 394 ose 57 për qind janë dizel, ndërsa 194 393 ose 40 për qind janë me benzinë. Me gaz janë 11 720 ose 2,5 për qind, derisa me tërheqje elektrike ka vetëm 128, me metan 41 automjete, ndërsa tri si karburant për tërheqje e përdorin alkoolin.

Është interesante se para vetëm disa viteve nëpër rrugët e shtetit kanë dominuar automobila me benzinë. Në vitin 2015 nga 383 mijë automjete mbi 54 për qind kanë qenë me benzinë, ndërsa dizel – 42 për qind. Pjesëmarrja e automobilave me benzinë nëpër rrugë është në rënie të vazhdueshme, kështu që në vitin 2016 hisja e tyre është 51 për qind, në vitin 2017 – 49 për qind, e që në vitin 2018 të bie në 46 për qind dhe për herë të parë nëpër rrugë gjysma e automjeteve për udhëtarë të shfrytëzojë dizelin si karburant për tërheqje. Hisja e motorëve me benzinë vazhdon të zvogëlohet dhe në vitin 2019 është 44 për qind, në vitin 2020 42 për qind, e që në vitin 2021 të bie në 40 për qind.

Automjetet elektrikе në rrugët tona kanë hise prej vetëm 0,03 për qind dhe ndonëse rritja është modeste, e njëjta është e vazhdueshme. Në vitin 2019 kanë qenë vetëm 51 ose 0,01 për qind, e që në vitin 2020 të rriten në 69 dhe 0,02 për qind dhe në vitin 2021 të ketë 128 automjete të regjistruara elektrike.

Pjesa më e madhe e automjeteve elektrike janë në Shkup edhe atë 40 janë të regjistruara në Komunën e Karposhit, 29 në Qendrë, 11 në Gazi Babë, nga pesë në Butel dhe Çair, katër në Gjorçe Petrov dhe nga tri në Aerodrom dhe Kisella Vodë.

Hisja e automjeteve me gaz nëpër rrugët e vendit është thuajse i vazhdueshëm, por megjithatë në vitet e fundit ka trend të zvogëlimit. Nga 2,84 për qind në vitin 2015, në 2,69 për qind në vitin 2019, 2,67 për qind në vitin 2020, në 2,45 për qind në vitin 2021. Me metan në vitin 2021 ka pasur vetëm 41 automjete të regjistruara, prej të cilave gjysma – 20 janë në Kumanovë.

Prej 11 720 automjeteve me gaz, pjesa më e madhe ose 16,5 për qind janë të regjistruara në Prilep, rreth 15 për qind në Shkup, 12 për qind në Veles dhe dhjetë për qind në Ohër.

Rritet numri i automobila, por edhe vjetërsia mesatare

Në vitin 2020 nëpër rrugët e vendit ka pasur gjithsej 429 mijë automobila për udhëtarë, që është rritje prej tre mijë në raport me vitin 2019, kur ka pasur 426 mijë automjete dhe rritje prej 35 mijë në krahasim me vitin 2015 kur ka pasur 384 mijë automobila, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës.

Dhe derisa rritet numri i automjeteve, rritet edhe vjetërsia mesatare prej 18 viteve në vitin 2015, nl 19,4 në vitin 2020.

Mbi 88 për qind e automobilavе në vitin 2020 kanë qenë më të vjetër se dhjetë vite. Numri i tyre është rritur për nëntë për qind në krahasim me vitin 2015, kur 79 për qind e automobilavе në rrugë kanë qenë më të vjetër se dhjetë vite.

Nga 429 mijë automobila nëpër rrugët në vitin 2020

Vetëm tetë mijë ose 1,9 për qind kanë qenë më të vjetër se dy vite, ndërsa 14 mijë ose 3,3 për qind jo më të vjetër se pesë vite.

Në pesë vitet e fundit, trendi i automjeteve jo më të vjetra se pesë vite është konstant dhe lëvizë rreth pesë për qind, derisa numri i automjeteve deri në dhjetë vite është më shumë se i përgjysmuar nga rreth 16 për qind në vitin 2015 në 6,4 për qind në vitin 2020.

Dizeli me hise prej mbi 70 për qind dominon në shitjen e karburantit në vend

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator të Energjetikës – KRRE, në konsumin e derivateve të naftës në tregun vendor në vitin 2021 dominojnë karburantet dizel me 70,27 për qind, mazuti me 9,61 për qind, benzinat pa plumb janë me pjesëmarrje prej 9,51 për qind dhe gazit të lëngshëm të naftës me 6,57 për qind. Më pas vijojnë vaji ekstra i lehtë (ЕL-1) me 3,58 për qind, biokarburante me 0,16 për qind dhe karburanti i avullit me 0,07 për qind.

Me këtë rast, te shtija e të gjitha derivateve të naftës në vitin 2021 ka rritje të vërejtur në krahasim me vitin paraprak 2020, me përjashtim të vajit ekstra të lehtë (ЕL-1) dhe gazit të lëngshëm të naftës (GLN). Rritje më të madhe në vitin 2021 në raport me vitin 2020 ka te konsumi i biodizelit nga 69,25 për qind, te mazuti rritja e konsumit arrin 17,98 për qind, te benzinat rritja arrin 13,28 për qind, te dizeli rritja arrin 12,59 për qind, derisa rënie në konsumin në vitin 2021 në raport me vitin 2020 është regjistruar te vaji ekstra i lehtë (ЕL-1) për 16,59 për qind dhe te gazi i lëngshëm i (GLN), për 0,81 për qind.

Sa për krahasim në konsumin e derivateve të naftës në vitin 2015 dominojnë karburantet dizel, por me 63,64 për qind hise, derisa benzinat pa plumb kanë pjesëmarrje prej 12,70 për qind, ndërsa gazi teknik i naftës me 8,03 për qind. Prej atëherë hisja e dizelit rritet ngadalë, ndërsa ajo e benzinave pa plumb dhe GLN-së ulet.

Në konsumin e derivateve të naftës në vitin 2017 karburantet dizel marrin pjesë me 66 për qind, benzinat pa plumb me 12 për qind, ndërsa gazi i lëngshëm i naftës me 8 për qind. Në viti 2019 hisja e dizelit rritet deri në 68,50 për qind, derisa e benzinave pa plumb ulet në 11,02 për qind, ndërsa e gazit të lëngshëm të naftës në 7,80 për qind.

Automobili është mjeti më i shpeshtë transportues që përdoret në vendin tonë

Mbi 35 për qind e popullsisë së përgjithshme të aftë për punë të moshës nga 15 e më shumë vjeç deri në punë ose në shkollë përdorin automobil, tregojnë të dhënat nga Regjistrimi 2021.

Burrat në të shumtën e rasteve deri në punë ose shkollë vozisin automobil, edhe atë mbi 40 për qind, ndërsa te gratë automobili është në vendin e dytë – rreth 19 për qind e përdorin si mjet më të shpeshtë transportues deri në punë ose shkollë.

Në Shkup mbi 42 për qind në të shumtën e rasteve deri në punë ose shkollë shkojnë me automobil (38,4 në të shumtën e rasteve si vozitës dhe 4,1 në të shumtën e rasteve si bashkëvozitës).

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky