Agjencia Zhurnal.mk.

Gjobiten 258 shoferë në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.

“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar gjithsej 258 masa prej të cilave 48 janë për tejkalim shpejtësie, 14 për vozitje pa leje dhe 109 dënime për kundërvajtje për këmbësorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata shtojnë se 6 masa janë shqiptuar për automjete të paregjistruara, 4 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 6 për mosdhënie të përparësisë dhe 42 për parkim jo të rregullt.

Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky