Agjencia Zhurnal.mk.

Gjobiten 553 shoferë për tejkalim të shpejtësisë në Maqedoni

Ministria për Punë të Brendshme dje (12.05.2024) ka kryer kontroll të shtuar në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 553 drejtues mjetesh.

“38 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, dhe tetë automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.

Në të njëjtën kohë, 251 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime dhe 327 jashtë vendbanimeve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Related posts

Nëntë raportime për dhunë në familje, shumica e rasteve ndaj grave

D V

Bastisje në rrethinën e Strumicës, gjendet drogë, arrestohet shpërndarësi

D V

Ndalohet një 45-vjeçar nga Strumica, kapet me lëndë narkotike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky