Agjencia Zhurnal.mk.

Gjorgievska: Barazia gjinore dhe përforcimi ekonomik kyç për zhvillimin e shoqërisë

Ohër, 15 korrik – Barazia gjinore dhe përforcimi ekonomik i grave janë një ndër parakushtet kyçe për zhvillim të qëndrueshëm dhe inkluziv të shoqërisë sonë dhe të ekonomisë së vendit, porositi bashkëshortja e presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska.

Në konferencën përmbyllëse të projektit “Masa për përforcim të bizneseve të grave pas Kovid-19” që sot u mbajt në Ohër, nën patronatin e saj, konkludoi se ngjarja do të kontribuojë drejt promovimit më të madh, njohjes dhe rrjetëzimit të bizneseve të grave.

Gratë në Maqedoni të Veriut, shtoi, në vazhdimësi janë të përkushtuara ndaj ndryshimeve pozitive shoqërore, për çka dëshmojnë sukseset e tyre.

“Mbetet të bëhet akoma shumë. Edhe pse gratë janë të përfshira në ndonjë nga proceset më të rëndësishme zhvillimore, megjithatë ende përballen me barriera joparimore apo nuk janë faktorë plotësisht të barabartë në zhvillimin ekonomik dhe sektorin e biznesit. Detyrë e jona është të punojmë në këto barriera, të cilat e pengojnë përfshirjen e plotë dhe të drejtë të grave në secilën sferë të zhvillimit të shtetit, si pjesë e pandashme e stabilitetit ekonomik, përparimit social dhe vlerave demokratike”, tha Gjorgievska.

Konferenca është në organizim të Qendrës për menaxhim me ndryshime (QMN), me mbështetje financiare nga Balkan Trust for Democracy dhe USAID.

Drejtoresha ekzekutive e QMN-së, Neda Maleska Saçmaroska shfaqi shpresë se me diskutimin e sotëm për sfidat dhe problemet me të cilat përballen gratë sipërmarrëse, do t’i nxisin institucionet shtetërore dhe komunitetin ndërkombëtar të punojnë edhe më tej në mbështetje të sipërmarrësisë së grave.

Përfaqësuesi i zyres së USAID-it në vend, Xhejms Stajn vërejti se gratë në botë kanë qenë të goditura ekonomikisht në mënyrë disproporcionale nga pandemia, ndërkaq arritjet në disa dekadat e fundit në fushën e barazisë gjinore dukshëm janë lëkundur.

Konsideron se duhet të rritet ndihma financiare për bizneset e udhëhequra nga gratë.

35 gratë zejtare të pranishme, nga Ohri, manastiri dhe Shkupi i përshëndeti edhe kryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, duke cekur se vetëqeverisja lokale ka strategji për barazi gjinore, ndërsa në proces përpunimi është edhe strategjia për zhvillim e sipërmarrësisë së grave për rajonin jugperëndimor.

Pjesëmarrëset në konferencë sonte në sheshin e Ohrit di t’i paraqesin veprat e veta në “Bazarin e grave zejtare”.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky