Agjencia Zhurnal.mk.

Gjorgjievi: Operohet me listën e pritjes prej 120-150 persona të cilët presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe

Shkup, 14 mars –  Po bëhet operim me listë të pritjes prej 120-150 persona që presin transplantim të veshkës, por lista reale është shumë më e madhe, deklaroi sot Dushko Gjorgievi, kryetar i “Nefron”-it në shënimin e Ditës Botërore e Veshkave.

“Në mungesë të transplantimit të vazhdueshëm dhe të shtuar të kadaverit, ajo listë nuk pasurohet sepse duhen bërë tipizime dhe ekzaminime që kushtojnë, ndërsa kemi një numër shumë të vogël të transplanteve kadaverike ose kemi vite që nuk kemi aspak. Apeli ynë është që nëse transplantimi kadaverik ringjallet, atëherë edhe ajo listë do të rritet”, sqaroi ai. 

 Presim, shtoi, nga ata 1500 – 1600, të paktën një e treta do të jetë në listën për pritje.

“Duhet të lavdërojmë se listë për pritje për dhurues të gjallë nga një dhurues i njohur tashmë nuk ekziston, por secili që do të sigurojë veshkë nga dhurues i afërt, menjëherë, për një kohë të shkurtër derisa bëhen tipizime, transplantohet”, u përgjigj Gjorgievi.  

Nga Shoqata thanë se anëtari më i ri i dializës është katër vjeç, ndërsa më i moshuari 92 vjeç. 

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë, docente Dr. Irena Rambabova Bushletiq, ndër të tjera theksoi se shkaktarët kryesorë të zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave janë ende diabeti dhe hipertensioni.

Danica Stojkova nga Prilepi është 54 vjeçare dhe tha se deri në këtë maj, tashmë 13 vjet shkon në dializë.

 Stojkova tregoi se jeta në dializë është e vështirë, por e mundur. Tre ditë në javë për 4 – 4.5 orë, por pa aparat nuk mund të jetohet.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky