Agjencia Zhurnal.mk.

Gjukanoviq ngre alarmin: Serbia në Ballkanin Perëndimor po synon ta bëj atë që po e bën Rusia

Podgoricë, 30 mars – Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se Serbia në Ballkanin Perëndimor po synon ta bëjë atë që po e bën Rusia në rajonin e saj.

Gjukanoviq ka thënë se Serbia po mundohet ta sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Presidenti malazez ka thënë se tentimet e Serbisë ende nuk kanë marrë përgjigje adekuate nga Perëndimi.

“Në Ballkanin Perëndimor, ekziston një kopje e asaj që Rusia dëshiron ta bëjë në rajonin e saj. Në Ballkan, ne tash kemi një përpjekje për të krijuar një botë serbe si një lloj zgjerimi i botës ruse në rajonin rus, dhe siç përpiqen ata të rikthejnë ndikimin që kanë pasur në Bashkimin Sovjetik, të njëjtën po e bën edhe Serbia. Këto janë politika retrograde, nuk duan të sundojnë vendet e tyre, duan të qeverisin kombet. Ne e shohim këtë në rajon ku Serbia mundohet të sundojë Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Dhe unë do të thosha se për fat të keq, kjo politikë nuk ka marrë ende një përgjigje adekuate nga partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Gjukanoviq.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky