Agjencia Zhurnal.mk.

Gjumi i tepruar në fundjavë i dëmshëm për shëndetin

Një studim i ri ka treguar se zakoni i gjumit gjatë vikendit nuk është ide e mirë për belin tuaj – ose shëndetin tuaj.

“Gjumi i tepruar i fundjavës nuk është mbrojtës”, tha Dr Vsevolod Polotsky, drejtor i hulumtimit të gjumit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit “Johns Hopkins”.

“Fundi i këtij studimi është se edhe nëse fle më gjatë në fundjavë, nëse vazhdoni të flini keq, do të hani shumë dhe do të shtoni peshë”.

Sjellja e zakonshme e fjetjes më sgjatë në fundjavë nuk korrigjon pamundësinë e trupit për të rregulluar sheqerin në gjak, nëse kjo fundjavë ndiqet nga një javë pune ose javë shkollore ku nuk bëni gjumë të mjaftueshëm.

Kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetiun afatgjatë.

Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit rekomandon të paktën shtatë orë gjumë çdo natë për të rriturit dhe shumë më tepër për fëmijët.

Related posts

Ndalimi i kalorive në tërësi nuk është i domosdoshëm kur provoni të humbni peshë

D V

Fëmijët që hanë mëngjes mësojnë më mirë

D V

Gjashtë “truqe” si të humbni peshë pa duruar urie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky