Agjencia Zhurnal.mk.

Gjurçinovski – Kristofersen: Bashkëpunim i shkëlqyer mes armatave të Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë, mundësi për avancimin e tij

Ohër, 10 maj – Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral koloneli Vasko Gjurçinovski sot në Qendrën stërvitore për ujë të armatës në Ohër u takua me homologun e tij norvegjez, gjeneralin Erik Kristofersen i cili ndodhet për vizitë zyrtare dy-ditore në vend. 

Të dy bashkëbiseduesit si veçanërisht vlerësuan të rëndësishëm bashkëpunimin afatgjatë mes dy armatave, me garancinë se do të përmirësohet në të ardhmen.

Mysafiri nga Mbretëria norvegjeze e theksoi rëndësinë e ndarjes së përgjegjësive dhe performancave të përbashkëta në operacionet e NATO-s për të arritur ndërveprueshmërinë e ndërsjellë në trajtimin e përbashkët me të gjitha sfidat e sigurisë.

Gjenerali Gjurçinovski shfrytëzoi rastin të falënderoj për mbështetjen norvegjeze dhe për numrin e madh të projekteve të përbashkëta që përmirësojnë ndërveprueshmërinë dhe aftësinë e ARM-së për kryerjen e detyrave.

Me këtë rast, Gjurçinovski, Kristofersenit i ndau çmimin e lartë të armatës “Simboli i Artë i Armatës” në shenjë falënderimi për ndihmën dhe mbështetjen e deritanishme, mes të cilave edhe donacioni i fundit i madh i përbërë nga 76 mjete motorike jo luftarake iniciuar në një nga takimet e mëparshme të dy gjeneralëve.

Gjeneralët Gjurçinovski dhe Kristofersen ndoqën stërvitjen demonstruese të pjesëtarëve të Batalionit të Forcave Speciale të ARM-së, ndërsa para delegacionit u ekspozuan disa nga mjetet motorike që u morën si donacion ushtarak nga Mbretëria e Norvegjisë, ndërsa delegacioni u njoh me planin për vendosjen e tyre dhe aktivitetet në të cilat do të përdoren.

Armata dhe Ministria e Mbrojtjes kanë zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe me Forcat e armatosura norvegjeze në disa fusha, duke përfshirë zhvillimin profesional të oficerëve dhe nënoficerëve për detyrat e personelit, trajnimin dhe shkëmbimin e përvojave në trajnimin sanitar, marrëdhëniet me publikun dhe të tjera.

Forcat ushtarake të Mbretërisë së Norvegjisë së bashku me ekipet kirurgjikale dhe mjekësore të Maqedonisë kryen detyra në kuadër të misionit “ISAF” dhe “Mbështetje vendimtare” në Afganistan të cilët ishin pjesë e stafit në spitalin norvegjez polak me rolin 2. 

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky