Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata Administrative vendosi në favor të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik

Shkup, 14 prill – Gjykata Administrative e pranoi padinë e Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik “Pavell Shatev” kundër vendimit të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit i sjellë të mërkurën. Bëhet fjalë për vendim me të cilin KSHPK-ja konfirmon se Akademia i ka shkelur ligjet me atë që nuk e ka ndërprerë procesin e selektimit të kandidatëve.

Gjykata e shfuqizoi vendimin e KSHPK-së dhe ia ktheu lëndën organit të paditur për rivendim.

“Gjykata e informon opinionin se më datë 13.04.2024 në ora 22:oo, Këshilli gjyqësor për lëndën e formuar pas padisë së dorëzuar nga Institucioni publik Akademika për Gjykatës dhe Prokurorë Publik ‘Pavell Shatev’ nga Shkupi, kundër Vendimit nr.12-1330/15 nga 11.04.2024 të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, e solli dhe publikisht e publikoi vendimin vijuese: ‘Në emër të ytetarët të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kryetari i Këshillit pas këshillimit dhe votimit publikisht e kumtoi Vendmin për padinë siç vijon: AKTGJYKIM – Padia e paditësit Institucionit publik Akademia për Gjykatës dhe Prokurëro Publik ‘Pavell Shatev’-Shkup, PRANOHET. Vendimi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit nr. 12-1330/15 nga 11.04.2024, SHFUQIZOHET dhe lënda i kthehet organit të paditur për rivendim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Administrative.

Organi i paditur, siç theksojnë nga Gjykata, është i obliguar të veprojë për vendimin e Gjykatës Administrative në pajtueshmëri të nenit 33 paragrafi 3, 4, dhe 5 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave.

Parashtresa deri te KSHPK-ja u dorëzuar nga kandidatja për presidente e VMRO-DPMNE-së Gorana Siljanovska Davkova.

Related posts

Kompletohen grupet e punës për formimin e Qeverisë, do të takohen ditët e ardhshme

Redaksia

Kërcënime në stil mafioz ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese: Një Krevat dhe një thikë i futen në garazhën e shhtëpisë

I Z

Intervistë ekskluzive e ish presidentit Ilir Meta: Vullneti i qytetarëve në Shqipëri do të triumfojë siç triumfoi në Maqedoni!

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky