Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata në Nju-Jork e hodhi poshtë ankesën e princit Endrju për ndërprerje të procesit për ngacmim seksual

Gjykatësi amerikane sot e refuzoi kërkesën e princit Endrju të tërhiqet nga padia për ngacmim seksual, që është ngritur kundër këtij anëtari të familjes mbretërore britanike.

Mediat franceze transmetojnë se me këtë vendim të gjykatësit Lusi Kaplan, nga gjykata në Nju-Jurk, jepet dritë jeshile për vazhdim të rastit.

Gjykatësi njujorkez në vendimin e tij citon se kërkesa e princit  Endrju të hidhet poshtë padia qytetare e ngritur nga Virxhinia Xhufre është “hedhur poshtë në të gjitha aspektet”.

Javën e kaluar, avokatët e princit Endrju i bënë thirrje gjykatësit Kapllan ta hedhë poshtë padinë, duke iu referuar marrëveshjes që Xhufre e ka nënshkruar në vitin 2009 me financiarin tashmë të vdekur Xhefri Epshtajn.

Avokati i princit Endrju, Endrju Bretler, deklaroi se Xhufre “është tërhequr nga të drejtat e tij” të ndjekë të akuzuar tjerë në lidhje me akuzat seksuale të Epshtajn.

Marrëveshja. që këtë muaj për herë të parë ishte publikuar nga gjykata në Nju-Jork, tregon se Xhufre është pajtuar të tërhiqet nga padia qytetare kundër Epshtajn për të cilën ka marrë 500.000 dollarë amerikan.

Marrëveshja përmban dispozita që i mbron “të akuzuarit tjerë potencial” nga  paditë lidhur me gjoja sulmin seksual nga ana e Epshtajn, i cili ka kryer vetëvrasje në burg në vitin 2019. 

Related posts

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico dërgohet i plagosur në spital

Xh M

EEA: Ndryshimet klimatike po shndërrohen gjithnjë e më shumë kërcënim për shëndetin

Xh M

Më 23 maj, OKB-ja voton për rezolutën për Srebrenicën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky